Panna Cotta

shoqëruar me krem luleshtrydhe. Budingu italian i kombinuar me frutat kthehet një ëmbëlsirë e shijshme dhe e lehtë. Receta e panna cotta është e thjeshtë por sigurohuni që ajka që do të përdorni të këtë rreth 30% yndyrë.

18 Nëntor, 2019

Panna Cotta me luleshtrydhe

Në një tenxhere hedhim qumështin, panna me 30% yndyrë, sheqer, vanilje ose kokrrizat e një shkopi vanilje. I trazojmë mirë dhe i vendosim në zjarr. Sapo të filloje të ziejë hedhim 2 gr agar-agar, trazojmë mirë dhe e lemë në zjarr 2-3 minuta të tjera (jo më tepër).

Hedhim kremin në forma ose gota individuale, i lëmë të ftohen dhe i vendosim në frigorifer. Duhet të ftohen të paktën 2-3 orë.

Për të shoqëruar panna cotta luleshtrydhet janë ideale. Luleshtrydhet mund ti presim në copa të vogla, u shtojmë sheqerin ( nëse janë të ëmbla nuk kane nevoje për sheqer) dhe i hedhim mbi gota në momentin që do ti shërbejmë.

Në alternative luleshtrydhet mund ti kalojmë në mikser dhe i hedhim sipër deri në momentin e shërbimit.

Panna cotta është gati. Zbukurojmë me gjethe mente ose fruta të freskëta.

Provoni tortat tona

Festo gëzimin tuaj me ëmbëlsirat tona!

Melodi

Ende nuk ndiheni sikur jeni i gatshëm për përgatitje?

Kontakto në numrat tonë dhe merr torten e gatshme për festën tuaj